AKE nuk është e obliguar të publikojë se sa rrogë marrin të punësuarit në këtë institucion

Nuk jemi të obliguar që të ju japim informacion sepse ne nuk financohemi nga qeveria, kështu shefi i kabinetit të Agjencinë për Komunikime Elektronike Vlladimir Ristovski është përgjigjur në pyetjen lidhur me rrogat dhe honorarët në AKE.

Çështja e rrogave në AKE doli nga raporti vjetor financiar të institucionit me të cilën AKE është institucioni më i pasur në vend, ndërsa rroga mesatare e të punësuarve është më e lartë se rrogat e disa ministrave dhe pothuajse në të njëjtën linjë me atë të presidentit dhe kryeministrit.

Paga mesatare bruto për një punëtorë në vitin 2012 kap vlerën e 12 200 euro në vit dhe 1.020 euro në muaj. 

Nëse kjo shumë e parave vlen për punëtorë të thjeshtë, NOVA, ka dashur të pyes se sa është rroga e drejtorit, këshilltarëve, shefit të kabinetit dhe udhëheqësve të sektorëve, për çka nuk mori përgjigje.

Lajme të ngjashme

Back to top button