Çavusoglu: Dëshirojmë një Egjipt të fuqishëm dhe të qëndrueshëm

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, mori pjesë në transmetimin e drejtpërdrejtë të kanalit TRT Haber, ku iu përgjigj pyetjeve dhe bëri vlerësime në lidhje me zhvillimet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në lidhje me pyetjen nëse normalizimi i marrëdhënieve me Egjiptin është i mundur në një afat të afërt ose të mesëm, tha se kur do që të jetë janë kundër grushtit të shtetit.

Çavuşoğlu duke theksuar se populli egjiptian është popull vëlla i Turqisë tha se “Dëshirojmë një Egjipt të fuqishëm, të qëndrueshëm dhe të sigurtë. Dëshirojmë një Egjipt i cili do të mund të kontribuojë Lindjes së Mesme, botës arabe dhe muslimane, dhe veçanërisht për Palestinën. Fatkeqësisht Egjipti i ditës së sotme është shumë larg prej gjithë këtyre. Fatkeqësisht ka një problem të madh në aspektin e sigurisë.”

Kryediplomati turk theksoi se marrëdhëniet e mira me shtetet e rajonit mund të reflektohen pozitivisht edhe në Egjipt. “Mund të marrim disa hapa të përbashkëta në lidhje me përmirësimin e gjendjes aktuale në Egjipt. Qëllimi ynë nuk është ta dënojmë, të armiqësohemi me Egjiptin. Nuk mund të thuhet një gjë e tillë”, u shpreh ai.

“Ne nuk mund të marrim hapa sipas atyre. Sepse nëse ju thoni e ‘bardhë’, ata do të thonë e ‘zezë’. Nuk mund të vazhdojmë rrugën tonë me njerëz të cilët shpesh herë kanë përcaktuar një hartë rrugore mbi mendimin negativ, nuk mund të veprojmë në përputhje me mendimet e tyre. Do të zvogëlojmë numrin e armiqve tanë, do ta rrisim numrin e miqve tanë”, tha Çavuşoğlu duke u përgjigjur kritikave në lidhje me përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe Izraelin.

Çavuşoğlu më tej duke theksuar se Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të mund të takohen edhe para G-20-ës, para muajit shtator, tha se “Me shumë gjasa kah fundi i muajit korrik ose fillim të gushtit Presidenti Erdoğan dhe Putin do të zhvillojnë një takim”.
Ai duke treguar se homologun e tij Lavrov e ka ftuar në Turqi, vuri në dukje rëndësinë e këtyre hapave në marrëdhëniet bilaterale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button