MPPS dhe UNDP promovuan aplikacionin android për vetpunësim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, UNDP dhe Fakulteti i Informatikës në Shkup kanë promovuar aplikacionin e parë android me programin për vetëpunësim. Qëllimi i këtij programi është përkrahja e personave të pa punë që kanë dëshirë dhe vullnet për të filluar një biznes të ri.

‘Nëpërmjet trajnimeve falas, këshillave dhe përkrahjes financiare në formë të pajisjes dhe materialeve të pa punët më lehtë e kanë ta përjetojnë biznes idenë e tyre. Numri i të papunëve në vend ka shënuar rënie por prap paraqet shifër të madhe prej rreth 28 për qind’ tha Dime Spasov ministër i punës dhe politikës sociale.

Luiza Vinton, përfaqësuese e UNDP-së  tha se vazhdimisht përkrahin të rinjtë që posedojne ideja krijuese të bizneseve pasi mu të rinjtë janë ardhmëria e një vendi.

Të gjithë personat që do të kyqen në këtë program mes tjerash do të fitojnë  përkrahje të ekspertëve në formë trajnimesh për biznes ideja, për vetëpunësim dhe biznes plan falas, këshilla dhe mjete financiare në vlerë maksimum deri 185.000 denarë.

Prej vitit 2007-2011 nëpërmjet programeve për vetpunësim janë punësuar 4005 biznesmen të rinjë.

Më shumë informacione rreth programit në prv.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button