Anija “Lady Leyla” mbërrin në portin Ashdod

Anija e emëruar “Lady Leyla” që do të dërgojë ndihmat humanitare në Gazë, ka mbërritur në portin Ashdod pas 35 orëve udhëtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Ka mbërritur në portin Ashdod anija “Lady Leyja” e cila pas marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Izraelit u nis ditën e premte nga porti ndërkombëtar i Marsinit me sloganin “Anija e mirësisë drejt Gazës” për të dërguar ndihma humanitare për personat në nevojë në Gazë.

Anija është pritur nga i ngarkuar me punë në Ambasadën e Turqisë në Tel Aviv Cem Utkan, këshilltari i Ambasadës Yavuz Kaymak, ndihmës zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite Oren Rozenblat dhe përfaqësues të tjerë.

Në anije ndodhen 11 tonë ndihma të mbledhura nga AFAD dhe Gjysmë Hëna e Kuqe Turke, të cilat përbëhen nga 13. 775 paketa të ndihmave, 5 mijë ton miell, 3 mijë ton sheqer, 2 mijë ton oriz, 500 ton vaj luledielli, 100 mijë lloje të veshjeve, 20 mijë këpucë, dhe mijëra materiale për fëmijë.

Ndihmat pas procedurave të zbritjes nën koordinimin e Gjysmë Hënës së Kuqe Turke do të dërgohen në Gazë dhe do të shpërndahen tek personat në nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button