Ligji për Avokatin e Popullit, Memeti kërkon duar të lira

Ligji për Avokatin e Popullit do të pësojë ndryshime, të cilat i japin më shumë fuqi e kompetenca Ixhet Mehmetit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Një ndër risitë në ligjin e ri është që Avokati i Popullit fiton të drejtë të re të mbledhë dëshmi dhe të kërkojë mendim nga njerëz të fushës kur hulumton denoncim për keqpërdorim nga çfarëdolloj institucioni shtetëror, transmeton Alsat-M.

Por Memeti edhe pse e mirëpret ka shfaqur shqetësime lidhur me këtë propozim ligj. Memeti kërkon që pjesë e ligjit të jenë edhe propozimet e tij.

Ndër më kryesoret është ndikimi i tij i drejtpërdrejtë në qeveri kur bëhet fjalë për raste të veçanta si dhe pavarësia e plotë Þnanciare dhe kadrovike e këtij institucioni nga qeveria.

“Ata kanë të bëjnë me efektuimi e rekomandimeve të përgjithshme të avokatit të popullit ku mendoj se propozimi jo në mënyrë të mirëÞlltë i pranon ato mundësi që parlamenti të ketë mundësi të ndikojë në pushtetin ekzekutiv, çështja tjetër është pavarësia Þnanciare apo mosvarshmëria e Avokatit të Popullit nga qeveria. Ngel që të shohim tre çështje shumë të rëndësishme për mua se a do të inkorporohen. Nëse po, mendoj se do të kemi një ligj i cili me të vërtetë do të arrijë që këtë institucion ta ngrejë në një nivel shumë më të lartë. Nëse jo përsëri do të jenë zgjedhje të pjesërishme”, tha Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button