Tomislav Nikoliç shpërben parlamentin serb

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikollic ka nënshkruar shpërbërjen e parlamentit të Serbisë, duke shpallur dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 16 mars. Ai ka deklaruar se qeveria dëshiron të vërtetojë legjimitetin e saj. Nikolic ka shtuar se këtë e duan edhe partitë opozitare dhe se në vend janë të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Presidenti serb ka vlerësuar se në dy vitet e kaluara Serbia ka përjetuar “ndryshime të mëdha në të mirë”, dhe se meritat për këtë i takojnë mbi të gjitha, qeverisë.

Ai ka bërë të ditur se shtetin serb e presin reforma të dhimbshme dhe të vështira, si dhe zbatimi i kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne këtë e presim në një atmosferë shumë më të mirë se para dy viteve, ka vazhduar Nikolic. Në Serbi, shumë prej atyre që merren me politikë, për detyrat e rëndësishme mendojnë njësoj, dhe mendoj se këtë gjë do ta shpalos edhe fushata e ardhshme”, ka vlerësuar ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 16 marsit në Serbi, janë cikli i dhjetë elektoral në këtë shtet, prej vitit 1990, vit ky të cilin mediet serbe e përshkruajnë si vit kur është vendosur sistemi shumëpartiak në Serbi.

Lajme të ngjashme

Back to top button