Taksat në plazh, Bashkia Vlorë asnjë tolerim për subjektet debitore

Rreth 40 subjekte tregtare në zonën e Zvërnecit kanë qenë në fokus të aksionit të ndërmarrë nga tatimorët.
Bëhet fjalë kryesisht për njësi shërbimi, hotele, bar-restorante apo plazhe private të cilët do të kontrollohen imtësisht nga tatimorët sa i përket shlyerjes se detyrimeve tatimore.

Administratorja e njësisë Qendër Margarita Koço ka konfirmuar se nuk do të ketë asnjë tolerim për subjektet që nuk kanë paguar detyrimet apo janë debitorë ndaj bashkisë së Vlorës. Sipas administratores subjekteve u është lënë afati i duhur për të shlyer të gjitha detyrimet që kanë pasur.

Koço: Kontrolle do t’u bëjmë të gjitha subjekteve private. që operojnë në plazhin e Zvërcenit. Ne kemi të paktën 1 muaj që të gjitha subjekteve u janë bërë njoftimet për të ardhur në zyrat e njësisë administrative që të nisin procedurat për të paguar të gjitha detyrimet që kanë ndaj Bashkisë Vlorë dhe Tatimeve. Ka disa subjekte që kanë neglizhuar dhe sot ishte vendimi jonë i përbashkët për të bërë një kontroll të përgjithshëm.

Zona e Zvërnecit është nga me te populluarat sa i përket subjekteve te ndryshme turistike. Aksioni ka startuar në 1 korrik, menjëherë pas përfundimit të afatit që kishin të gjitha subjektet tregtare për shlyerjen e detyrimeve të tyre, transmeton Ora News.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button