Cari bullgar pas Shkupit, vendoset në Sofje

Bullgaria do të vendos përmendoren e Carit Samoil në Sofje këtë vjeshtë, ka bërë të ditur gazeta bullgare 24 orë. 

Sipas gazetës, nisma e një pjesë të programit për shënimin e “1 mijë vjetorit të vdekjes së sunduesit të parafundit të shtetit të parë bullgar”, ndërsa vendosjen e përmendores do ta financojë Fodacioni “Memorja bullgare” themelues i së cilës është Milen Vrabevski vitin e kaluar fitoi shpërblimin e “evropianit të vitit”. 

Presim që arkitekti kryesor të propozojë vend adekuat në shesh dhe të vendoset përmendorja. Vizioni do të zgjidhet me konkurs. Figura e sunduesit duhet të jetë e pashme dhe e kuptueshme për njerëzit. 

Përmendorja duhet të vendoset deri në fund të shtatorit”, ka thënë Vrabevski. Ai ka thënë se në Bullgari nga Greqia do të kthehen mbetjet e Carit Samoil me atë të birit të tij Gavrill Radomir dhe nipit të tij Ivan Vlladisllav, të zbuluar më 1969 nga shkencëtari Nikollas Mucopullos në ishullin Shën Ahil në Liqenin e Prespës. 

Gazeta, madje rikujton se Maqedonia më 2011 ka ngritur përmendoren e Carit Samolit në sheshin e qytetit dhe se është shpallur si mbret maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button