Ballkani më së shumti përfiton nga emigrantët

Paratë që dërgojnë emigrantët në vendet skandinave në vendet e tyre të lindjes, janë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendeve marrëse, thuhet në një studim të bërë në universitetin suedez në Geteborg.

Në hulumtimin janë përpunuar efektet pozitive në amvisëri në vendet që marrin të hollat e emigrantëve.

“Lëndë e studimeve të mia ishte se si këto para private që transferohen, ndikojnë në ekonominë familjare të amvisërisë në vendlindjet e emigrantëve”, tha Lisa Anderson, doktor shkence për politikën ekonomike në universitetin e Geteborgut.

Vendet e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe Maqedoninë, janë ndër vendet që më së shumti marrin të holla nga emigrantët në Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë.

Sipas të dhënave të bankash botërore, gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, është pritur që emigrantët të dërgojnë 550 miliardë dollarë në vendlindje gjatë vitit 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button