Messi ka vlerë, sa pesë Ronaldo!

Cristiano Ronaldo pritet të jetë fitues i Topit të Artë por ky fakt nuk mund të ndryshoi vlerën e tij në krahasim me Lionel Messin. Instituti që matë vlerën e lojtarëve në treg e ka llogaritur Messin gati 5 herë më të vlefshëm sesa Cristiano Ronaldon.

“Euromericas Sport Marketing” ka bërë vlerësimin për Lionel Messin duke e llogaritur atë me vlerë prej 450 milion euro. Vlera e Ronaldos është 100 milion euro në treg.”

Që tani janë tri skuadra që mund të paguajnë 250 milion euro për Messin. Por kjo shumë nuk do të mbulonte fitimet që Messi i sjellë për një skuadër. Vlera e tij është 450 milion euro. Ekziston një klub që është praktikisht i sponsoruar nga një qeveri dhe që do të ishte në gjendje të paguante 400 milionë euro për Messin” thuhet nga drejtori i këtij instituti.

Lajme të ngjashme

Back to top button