OKB-ja pas 13 vitesh përfundon misionin paqësor në Liberi

Me ceremoni solemne të premten, përgjegjësia për sigurinë e Liberisë i është dorëzuar forcave lokale, duke i dhënë fund misionit 13-vjeçar paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është toka jonë. Askush nuk mund ta bëjë këtë për ne. Askush nuk mund të na mbrojë nga vetja”, tha Ellen Johnson Sirleaf, presidentja e Liberisë në ceremoninë që u mbajt në sallën e Këshillit të qytetit Monrovia.

Ajo u bëri thirrje liberianëve që të mbështesin policinë dhe ushtrinë në momentin kur ata të marrin përsipër sigurinë e Liberisë në duart e tyre nga misioni i OKB-së. Paqeruajtësit në këtë vend afrikan u vendosën pas 14 viteve të gjakderdhjes që sipas vlerësimeve të bëra ka marrë jetën e afro 250 mijë njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button