Filmi “Bisedë për jetën” në shtator me premierë (FOTO)

Filmi i metrazhit të shkurtër “Bisedë për jetën” ka përfunduar xhirimet. “Bisedë për jetën” është një dramë psikologjike me skenar të Agim Morinës dhe me regji të Agim Abdullah, ndërsa producent është Bunjamin Kurtishi.

Në rolin kryesor është aktori Dibran Tahiri, i cili vjen në rolin e Vullnetit plak, ndërsa aktori Burhan Amiti e luan Vullnetin në rinin e tij. Një rol tjetër kyç në film është edhe roli i Anites e cila vjen e luajtur nga aktorja Qëndresa Loki, e për të vazhduar me pjesën tjetër të aktorëve që përbëhet nga Elmir Sejfullahu, Besfort Idrizi dhe Agan Abdullah. Sipas producentit të filmit, Bunjamin Kurtishi, ngjarja zhvillohet në ditët e sodit, por filmi kthehet në kohë, në viti 1976. Filmi është xhiruar në tre lokacione, në Tetovë, në Shkup dhe në Kërçovë, shkruan KultPlus.com

“Bisedë për jetën” është një dramë psikologjike, ku prezanton jetën e një poeti kinse të njohur shqiptar, i cili si pasojë e një ngjarje dashurie të dështuar në rini, në moshë të shtyrë heq dorë nga gjithçka dhe vjen deri në prag të vetëvrasjes. Ky është Vullneti, gjyshi i cili rrezikon të humbë jetën nga dashuria e dështuar. Vajza e cila e kishte sjellë në këtë gjendje ishte Anita, ajo vinte nga Kërçova por që kishte studiuar në Spanjë dhe kjo ndodhë në vitin 1976. Nipi i Vullnetit, si një djalë i mençur, kur shkon në fshat e gjen gjyshin në një situatë shumë të rëndë dhe duke dashur të gjejë një zgjidhje ai bënë gjithçka që ta shpëtojë gjyshin dhe ta rikthejë në jetë, është boshti i rrëfimit të këtij filmi.


Dhe për këtë qasje filmike, regjisori i filmit ka shpjeguar edhe për kohën në të cilën është vendosur rrëfimi “Kemi vazhdimisht kthim prapa në kohë, pastaj vendosemi në kohët e sodit, në kohën e teknologjisë, duke e bërë një ndërlidhje të kohëve” tha regjisori i filmit Agim Abdullah për KultPlus. Filmi “Bisedë për jetën” financohet nga fondi i filmit të Maqedonisë, ndërsa do të realizohet nga produksioni filmik ‘Galaktika Pictures’.

Ky është projekti i parë që është financuar nga buxheti i shtetit për këtë produksion. Ndërsa sa i përket realizimeve të tjera private, ‘Galaktika Pictures’ ka realizuar edhe filma edhe dokumentarë. Premiera e filmit “Bisedë për jetën” pritet të vjen gjatë muajit shtator. Premiera e parë me shumë gjasë mendohet të ndodhë në Tetovë, por nuk mohohet edhe mundësia që filmi të vijë me premierë edhe në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button