Drita deri më 10 janar kompletohet

Skuadra e Dritës që sezonin vjeshtor e kishte përfunduar në pozitën e gjashtë, ende nuk ka paralajmëruar asnjë lëvizje, duke marrë parasysh se numër i madh i ekipeve të tjera kanë paralajmëruar planet e tyre. Ndërsa sekretari i klubit, Ramadan Ramadani më herët është prononcuar se pritet deri më 10 janar, ekipi të konsolidon radhët e saja dhe të bëjë publike ndryshimet që do të ndodhin në klub. 

“Ende asgjë nuk ka marrë fund, ne si ekip do të vendosim që deri më 10 janar të konsolidohemi në të gjitha radhët, pra do të kemi kompletim të stafit drejtues dhe atij teknik”, është shprehur Ramadani.

Sa i përket zërave se ka kërkesa që disa futbollistë të largohen nga ekipi, sekretari Ramadani ka shtuar se deri më tani në zyrën e klubit nuk kanë pranuar kërkesë të ndonjë futbollisti. “Ne jemi në dijeni disa prej futbollistëve janë në bisedime me klube të tjera, por për këtë mund të flasim kur ata të parashtrojnë kërkesë te kryesia e klubit për largim. Deri tani nuk kemi asnjë rast konkretë”.

Ekipi i Drita sivjet do të kremtojë 20 vjetorin e themelimit, ndërsa sipas të gjitha parashikimeve, klubi sivjet nuk ka pretendime për tu kthyer në Ligën e Parë, por detyrë parësore do të jetë mbetja në Ligën e Dytë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button