Hani ose vendosi në fytyrë – ushqimet më të mira për lëkurën

Është e pamundur të gjesh kremin më të mirë që i duhet lëkurës dhe ai që i bën të gjitha, sepse thjeshtë, nuk ekziston! Nëse është kundër rrudhave, hidratant apo kundër moshës, nuk ka rëndësi se sa i shtrenjtë, dhe është në gjendje të të transformojë lëkurën, atëherë gjithҫka do ia vlente, por…. nuk ekziston. Kjo lloj bukurie është shumë e vështirë të arrihet. Ndaj e mira është të gjesh disa alternativa të tjera.

Megjithatë, ka disa produkte të cilat jo vetëm pastrojnë lëkurën, e hidratojnë dhe i japin asaj shkëlqim, por gjithashtu mund ta ndihmojnë atë edhe duke i ngrënë.

Një grup ushqimesh pastrojnë në thellësi, hidratojnë dhe e freskojnë lëkurën duke e bërë atë më rinore. Në të njëjtën kohë, mund t’i përdorësh edhe si maska për fytyrën. Merri të gjitha vlerat ushqimore nga jashtë dhe futi brenda lëkurës.

Ja cilat janë ushqimet që të duhen.

E bardha e vezës

Vezët janë plot me proteina, vitaminë B, kalcium dhe Omega 3, acide yndyrore të domosdoshme për të ruajtur lëkurën të re e të freskët.

Përveҫ se ta hash, ke provuar të bësh një maskë me të bardhë veze? Provoje ta përdorësh një herë në javë duke i shtuar vetëm disa pika limoni. Pastron poret, redukton yndyrën e tepërt, po edhe i jep shkëlqim lëkurës dhe flokëve.

Kosi

Është një nga variantet më të mira sepse është shumë i freskët, i pasur me kalcium, zink dhe ҫ’është më e rëndësishmja, me ezima mikrobakteriale, të cilat ndihmojnë organizmin të jetë në gjendje të mirë fizike. Këto dy produkte të bardha mund të të ndihmojë gjithashtu edhe për të krijuar maska së bashku (kosi dhe e bardha e vezës) për fytyrën. Mos harrojmë që kosi është një produkt mjaft i mirë jo vetëm për të freskuar, por në të njëtën kohë shërben edhe si një lloj esfolianti për lëkurën, duke reduktuar kështu shfaqjen e rrudhave dhe dukjen e moshës.

Apliko kos në fytyrë dhe në trup para se të bësh dush dhe mbaje për 30 minuta. Po ashtu mund të zgjedhësh një banjë me kos ose qumësht si Kleopatra  – ideale për lëkurë të re.

Mjalti

Mjalti është më shumë se thjeshtë i ëmbël. Është një prej superushqimeve të njohura për mbrojtjen antibiotike dhe antibakteriale. I pasur me antioksidantë, enzima natyrale dhe shumë vlera të tjera ushqimore. Shërben jo vetëm si një ushqyes mjaft i mirë për lëkurën, por njëkohësisht edhe si scrub. Duke e përdorur vazhdimisht do të thotë lëkurë e pastër, por edhe imunitet më i fortë.

Mjalti mund të përdoret edhe si maskë, trajtime të vazhdueshme si pastrues make up-i, por edhe si maskë e thjeshtë. Këshillohet një lloj mjalti (Manuka honey) që njihet për vlerat e larta antibakteriale.

Papaya

Njihet ndryshe edhe si “fruit i engjëjve” nga Kristofor Kolombi, i cili e konsumonte këtë frut dhe numëronte disa nga të mirat e tij. Një antiinflamator i shkëlqyer, hidratues dhe mbrojtës i sistemit imunitar, i pasur me antioksidantë, vitamina C dhe A, dhe enzima natyrale që ushqejnë lëkurën, pastrojnë dhe rrisin elasticitetin.

Me papaya-n vetëm argëtohesh. Përdore si maskë fytyre për 15 minuta dhe do të vëresh ndryshimet menjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button