Maqedonia e gatshme për mbledhje të përbashkëta të qeverive me Kosovën e Shqipërinë

Seancat e përbashkëta të qeverisë së Maqedonisë me qeverive të dy shteteve fqinje, Shqipërisë dhe Kosovës janë ende në përgatitje e sipër.

Siç shkruan Zhurnal, nga qeveria e Maqedonisë ka gatishmëri nga të gjitha palët dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e të dyja vendeve për të caktuar datën dhe temat e diskutimit që do të kenë karakter rajonal ndërsa do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha bën të ditur se nuk ka pengesa për organizimin e seancave të përbashkëta me qeveritë e dy shteteve por tani janë krijuar kushtet duke pasur parasysh faktin se në të dyja shtetet ishin në proces zgjedhor.

Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të vendeve të rajonit realizohen në kuadër të bashkëpunimit rajonal si parakusht për euro integrimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button