Mijanmar, rreth 150 ekstremistë budistë dogjën një xhami

Një grup prej rreth 150 budistëve radikalë me dhunë hynë në xhaminë në Hpakant, në Mijanmar dhe e dogjën atë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta shtetërore “Global New Light of Myanmar” thekson se ekstremistët ishin të armatosur me shkopinj, thika dhe armë të tjera.

“Rreth 150 persona janë futur me forcë në xhami dhe e dogjën atë. Policia nuk ka mundur ti parandalojë sulmuesit. Kur ata hynë në xhami kishte vetëm 50 policë dhe kjo ishte arsyeja pse shefi i policisë vendosi të mos luftojë kundër ekstremistëve”, tha një oficer i policisë i cili për shkaqe sigurie nuk pranoi të zbulojë identitetin.

Grupet radikale budiste Ma Ba Tha më parë nga muslimanët në Le Pyin kërkuan që të rrënojnë urën, xhaminë, mesxhidin dhe disa ndërtesa. Ura dhe dy ndërtesat, për shkak të presionit të grupeve, janë shkatërruar, por muslimanët Le Pyin refuzuan të rrënojnë xhaminë.

Pas kësaj, në sigurimin e xhamisë janë angazhuar një numër i madh i forcave të sigurisë.

Budistët radikal më 23 qershor shkatërruan xhaminë në provincën Bago, në jugperëndim të vendit.

Mijanmari është një shtet në Azinë Jugore, ku pjesa më e madhe nga gjithsej 56 milionë banorëve janë budistë, përderisa muslimanët me 2.5 milion përbëjnë më pak se 5 përqind të popullsisë. Shumica e muslimanëve jetojnë në krahinën e Arakan-it.

Muslimanët Rohingya në Mijanmar paraqesin pakicën e aparteidit, pa të drejta themelore. Sipas të dhënave zyrtare dhe raporteve të Kombeve të Bashkuara, muslimanët Rohingya janë pakica më e rrezikuar në botë.

Shtypja e muslimanëve Rohingya në Mijanmar, ish Birmani, zgjat për dekada të tëra ndërsa vala e fundit e madhe e sulmeve budiste ndodhi katër vite më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button