Zjarri i festave nuk do të ndalet për shkak të ndotjes së ajrit

Paralajmërimet për ruajtjen e ajrit nga ndotja, nuk do të vlejnë për zjarrin e krishtlindjeve, gjatë së cilës festë, ndizet zjarr me anë të drunjve.

Shumë komuna në Maqedoni kanë ndarë së paku dy kubik drunj për festën e krishtlindjeve, ku në prag të kësaj festë ndizet zjarr, tymi i së cilës do të ndikojë në rritjen e grimcave kancerogjene PM10, shkruan Libertas.

Ndezja e zjarrit në prag të krishtlindjeve është e pa pranueshme edhe për kishën. Priftërinjtë sqarojnë se ata janë në kundërshtim me mënyrën se si shënohet pragu i kësaj feste, ku së bashku me verën, rakinë dhe ushqimin e yndyrshëm, që gjatë kësaj dite konsumohen në përmasa të mëdha.

Edhe përkundër apelit për ruajtjen e ajrit nga ndotja, si duket qytetarët të cilët festojnë këtë festë, nuk do t’i respektojnë rregullat për mbrojtjen e kualitetit të ajrit në Maqedoni, dhe do të ndezin zjarr pa marrë parasysh rrezikun.

Lajme të ngjashme

Back to top button