Zbulohet shtetësia e viktimave të pengmarrjes në Bangladesh

Marrja peng e 35 personave në një restorant në zonën diplomatikë të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka të paktën 20 të huaj kanë humbur jetën. Mes të vrarëve ka italianë, japonezë, koreano jugor dhe një indian, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i lartë i Bngladeshit ka thënë se në mesin e të vrarëve ka shtetas italianë, japonezë, koreano jugorë dhe indianë.

Zyrtari ka theksuar se në mesin e 13 personave të shpëtuar janë 7 shtetas të bangladeshit dhe një indian. Ai ka thënë gjithashtu se një nga pengmarrësit është lënë i gjallë për tu marrë në pyetje.

Në deklaratën e tij zyrtari ka thënë njëkohësisht se mes personave të cilët janë nën kujdesin mjekësor janë, 2 nga Siri Lanka, njëri nga Japonia dhe një tejetër nga Italia.

Nga ana tjetër zyrtarë të Japonisë kanë thënë se në restorant ka pasur 8 shtetas nga Japonia. Ndërsa zyrtarë të Bangladeshit thanë se operacioni i pengmarrjes përfundoi me vrasjen e 6 pengmarrësve dhe shpëtimin e 13 personave që gjendeshin në restorant.

Gjatë operacioneve dy efektivë të policisë humbën jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur. Sulmin e mori përsipër organizata terroriste DAESH.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button