Debati për fenë ka marrë zjarr në Kosovë

Në Kosovë çdo ditë e më shumë po hapen diskutime e debate për fenë.

Kontribut të madh për këtë, po japin edhe rrjetet sociale ku më së miri klerikët fetar, persona të ndryshëm, por edhe personalitete publike po japin përshtypjet e tyre, që shumë shpesh po nxisin reagime aq të ashpra saqë asnjëri nga ata nuk po e zgjedhin gjuhën që po e përdorin në këtë debat.

Sulmi i fundit për fe ishte ai i kreut të AAK’së Ramush Haradinaj, i cili tha se nuk ka respekt për flliqanat me mjekra, shkruan Tribuna.

E debate të tilla, kanë filluar të marrin zjarr edhe tek prijësit fetar të feve të ndryshme. Të gjithë kanë nis të lëshojnë “shkëndija” se cila fe është më e vjetër se tjetra dhe se çfarë është feja myslimane e çfarë ajo katolike.

Megjithëse analisti Imer Mushkolaj mendon se debate për fe duhet të ketë, por që thotë se ato duhet argumentuar.

Ka thënë se nëse vazhdohet kështu, paraqitet rrezik në përçarjen në mes feve. Gjithashtu ka tërhequr vërejtjen se në Kosovë debati shumë shpesh po përdoret edhe për politikë./express

Lajme të ngjashme

Back to top button