Puritalia fillon prodhimin e prototipit 427 Roadster

Nuk kemi dëgjuar edhe aq shumë nga Puritalia që kur vitin e kaluar shpalosi planet për modelin e shumëkërkuar 427 Roadster, por kompania tani ka postuar imazhet e para të kësaj veture që besohet se do të prodhohet vetëm si prototip.

Karroceria e tij do të ndërtohet me materiale të lehta, dhe besohet se ky prototip do të shërbejë si testues i karakteristikave mekanike dhe atyre elektronike.

Edhe pse ende është në prodhim e sipër, zyrtarë të Puritalia thonë se ekzistojnë shumë pak vetura në botë që kanë dizajn të bukur sikurse vetura e tyre.

Ndërkaq siç është raportuar më parë, 427 Roadster është i inspiruar nga Shelby Cobra e vitit 1965, që është e ndërtuar nga materiali i fibër karbonit dhe kromit.

Sa i përket fuqisë motorike, kjo veturë do të ketë të disponueshëm dy lloje të motorëve, atë me 5.0 litra V8 me 445 KF si dhe me 5.0 litra V8 me 605 KF.

Lajme të ngjashme

Back to top button