Rikonstruktohen trotuaret, Veliaj: Taksat kthehen në investime

Në aplikacionin “Tirana ime”, rruga “Sami Frashëri” në njësinë numër 5, ka qënë më e denoncuara nga qytetarët si problematike. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në riksontruksionin e trotuareve, punime që u inspektuan nga

Kryebashkiaku Erion Veliaj. Kjo rrugë sipas Veliajt, është shembulli më i mirë që tregon se Bashkia jo vetëm që u përgjigjet shqetësimeve por dhe se taksat kthehen në investime.
Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për riparimin e trotuareve të rrugës “Sami Frashëri”, që lidh sheshin “Uillson” me Parkun e Liqenit, të cilat ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Investimi i kryer nga Bashkia e Tiranës, u inspektua nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, deputeti i PS, Pandeli Majko, dhe drejtues të njësisë administrative numër 5.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se njësia 5 është shembull me pagesat e çdo takse apo detyrimi ndaj bashkisë dhe bashkia i është përgjigjur me të njëjtin angazhim çdo nevoje që ka kjo zonë për investime.Ai shtoi më tej se një tjetër investim i rëndësishëm në këtë zonë janë edhe katër fushat sportive, të cilat do të jenë kryesisht në shërbim të shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Deputeti i Partisë Socialiste , Pandeli Majko, vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës për investimet e bëra në njësinë 5, të cilat siaps tij u vijnë në ndihmë fillimisht qytetarëve të kryeqytetit, transmeton Ora News.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button