Braçe kritika Ramës për stadiumin: Na izoluat!

Nuk ka duruar dot më deputeti socialist Erion Braçe dhe ka shpërthyer ndaj kryeministrit të tij.

“Besoj qe nje here ne vit, me takon te shkruaj edhe si banor lagjeje; Degjova dje me vemendje kryeministrin dhe arkitektin e projektit te stadiumit te ri kombetar. Une dhe te pakten 2000 banore te tjere, jetojme ne lagjen prane stadiumit. Hem kryeministri e hem arkitekti i projektit, folen per zone pedonale rreth e rrotull stadiumit. Pra qofte nga perendimi, jugu, lindja e veriu, nuk do te lejohet qarkullimi i mjeteve. Tani une pyetje e kam per ta; Keni vendosur qe ne banoret e lagjes se stadiumit te mos sherbehemi keshtu?

Po ambulancat e zjarrefikeset nga e si do na sherbejne? Apo ti nxjerrim te semuret me kembe deri tek sheshi Nene Tereza, madje me tutje se dhe ai eshte bere pedonal, ti nxjerrim tek Rogneri? Po per zjarrin si tja bejme, apo ne te ikim me vrap e cdo gje e jona te digjet? Tani pak me ngushte; Po ata qe kane blere garazhe makinash duhet ti bejne naften pronave te tyre qe keshtu kthehen te paperdorshme? Po ne qe kemi makina e parkojme ne lagje, ku te mundim, ku ti cojme makinat, apo tek parkingu i shtrenjte i stadiumit? Po diten e ndeshjeve ku ti leme se, ose tifozet dhe makinat e tyre ose ne? E di qe mund te marre si pergjigje nje “eeeeuuuuuuu”, por kjo nuk zgjidh gje per ne banoret e lagjes. Tani te kujdesesh vec per stadiumin dhe te mos mendosh asfare per 2000 banore, eshte pak e rende!!”, shkruan Braçe, transmeton Koha Jone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button