Moti i vranët dhe me shi

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa nëpër lugina me mjegull. Nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut. 

Më shumë kushte për shi do të ketë në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri në katër, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në 12 gradë.

Në Shkup moti nesër paradite do të jetë me mjegull dhe me vranësira të ulëta. Pasdite do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore. Në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për shi të dobët lokal. 

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në gjashtë gradë Celsius

Lajme të ngjashme

Back to top button