Prani të vazhdueshme e ndihmës së shpejtë në autostradën drejt Greqisë

Ekipi mjekësor dhe automjet i ndihmës së shpejtë prej sot vazhdimisht do të jetë i pranishëm në autostradën drejt Greqisë, me qëllim që ndihma mjekësore të jetë sa më afër gjatë aksidenteve eventuale të komunikacionit, në kushte të frekuentimit të madh të automjeteve gjatë verës.

“Ky urdhër nga Ministria e Shëndetësisë vlen për muajt korrik dhe gusht. Në terren do të jenë në detyrë ekipe nga shërbimet për ndihmë të shpejtë nga Shtëpitë e Shëndetit nga Shtipi, Velesi, Kavadari, Negotina, Vallandova, Gjevgjelia dhe Strumcia”, deklaroi mjeku Antoan Parakeov, shef i Shërbimit të ndihmës së shpejtë mjeksëore në Shtëpinë e Shëndetit Kavadar.

Automjeti me ekipin mjekësor do të mbajë kujdestari 24 orëshe, ose në 113 kilometra nga Shkupi ku është sot, ose tek stacioni i pompës së benzinës në afërsi të Demir Kapisë. Për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve në këtë autostradë gjatë verës dhe me qëllim që ndihma mjeksëore të jetë sa më afër në rast të aksidenteve të komunikacionit, gjatë dy viteve të fundit gjatë periudhës së verës, në 113 kilometra nga Shkupi vazhdimisht mbante kujdestari automjeti i ndihmës së shpejt. Vitin e kaluar kujdestaria u ndërpre më herët, për shkak të angazhimit të këtyre shërbimeve rreth migrantëve në Gjevgjeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button