LSDM: Paratë nga IPA – fondet i humbëm për shkak të politikave të gabuara

Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë, me vite ka treguar për politikat e gabuara dhe mosshfrytëzimin e drejtë të fondeve IPA të cilat i jep BE-ja. Kështu ka komentuar kryetari i Komisionit për Transport dhe Lidhje nga radhët e LSDM-së, Bllagoj Boçvarski, njofton Portalb.

“Paratë në këto fonde ngelin, kështu Bashkimi Evropian i tërheqë pas. Nëpërmjet fondeve, Maqedonia ka pasur mundësi të ndërtojë infrastrukturë, megjithatë për shkak të politikave të gabuara, ato para ashtu siç shihet gjithnjë më shumë po i humbasim”, tha Boçvarski.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq deklaroi se shifra është e vërtet se 27 milion euro, të shkurtuara nga programi i vitit 2016 për Maqedoninë. Nga Komisioni Evropian theksuan se është e vërtetë gjithashtu që preket edhe Korridori 8 i cili ka të meta të shumta në sektorin e transportit, dhe që e bëjnë të pamundur planikimin dhe koordinimin për investime të mëdha infrastrukturore.

LSDM-ja gjithashtu akuzoi se në tremujorin e parë të këtij viti, janë realizuar vetëm 13 përqind të investimeve të planifikuara në infrastrukturë dhe se janë investuar vetëm 27 milionë euro. Boçvarski, tha se në plotësim me ribalancin e Buxhetit, pushteti i zvogëlon mjetet për investime kapitale deri më 45 milionë euro.

Si pasojë e politikës së gabuar, sipas tij, Maqedonia ka infrastrukturë më të keqe dhe katastrofale, rrugë të pasigurta në tërë rajonin.

LEXO: Maqedoni, sanksionet e para për anashkalimin e Marrëveshjes së Përzhinës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button