Arsyet që e bëjnë një lidhje të vështirë?

Cilat janë arsyet që mund ta bëjnë një lidhje të vështirë?

Të gjitha llojet e lidhjeve kërkojnë një sforcim, një vullnet për t’u vënë në dispozicion të tjetrit, të gjithë ne e pranojmë idenë që megjithëse ka ndryshime, ekzistojnë gjithnjë diferenca mes nesh dhe të tjerëve.

Ose ne kërkojmë ta anulojmë këtë distancë, duke dashur që tjetri para se të jetë vetvetja të jetë ai që duam ne.

E kemi të vështirë ta pranojmë që ai nuk është ai që ne duam. Dhe pikërisht kur ky iluzion bie, një lidhje fillon e bëhet e vështirë.

Kush e shkakton këtë iluzion?

Në një lidhje mekanizmat tentojnë të vihen secili në vendin e vet. Të përdorura gjithnjë me pavetëdije këto mekanizma përfaqësojnë komplekse që ne i kemi brenda vetes dhe që na ndihmojnë të krijojmë diferencat.

Pra ne projektojmë tek tjetri atë që ne duam të jetë. Për shembull ne karakterizohemi nga disa tipare të mira që jemi të kënaqur që i kemi dhe që duam t’ia veshim edhe tjetrit, pa pasur parasysh reagimin e tij.

E njëjta gjë mund të ndodhë për diçka jo pozitive tonën dhe që ne kemi dëshirë ta transmetojmë tek tjetri që për ne është i dashur.

Në këtë rast ne vetëm mund të vuajmë pasi tentojmë të veprojmë tek dikush tjetër dhe të ndryshojmë karakterin e tij.

Për shembull, një nënë të cilës i ka munguar kujdesi gjatë fëmijërisë, mund të bëhet hiperprotektive, e padurueshme sepse ajo tenton t’i japë fëmijës së saj gjithçka, edhe atë që nuk ka nevojë, vetëm sepse asaj vetë i ka munguar.

Cili është efekti i një marrëdhënieje problematike në imazhin që ne kemi për vetveten?

Problemi i vlerësimit të vetvetes është një term konfliktual.

Kur ajo nuk na është shumë e dashur, ne kemi përshtypjen sikur nuk vlejmë gjë, dhe kur jemi te vlerësuar në një marrëdhënie, jemi të bindur që “meritojmë më tepër” e që tjetri nuk është në lartësinë e duhur.

Ose, personi nuk është i përbërë nga një bllok i vetëm dhe është mirë që të ndërgjegjësohemi që në fillim për dyvlershmërinë e funksionimit të një marrëdhënieje.

Kjo lejon që të mos verbohemi dhe as të mos vihemi në pozicion të vështirë të viktimës së përjetshme.

Kjo do të thotë që si tek unë dhe tek tjetri asgjë nuk është perfekte dhe asgjë nuk është hiç.

Gjithçka është përbërëse e marrëdhënies.

Nëse ndjenjat evoluojnë apo ndryshojnë, kjo nuk do të thotë që t’ia hedhim fajin vetvetes apo tjetrit, megjithëse disa aspekte janë të padurueshme.

Çfarë na ndalon të dalim nga një lidhje e vështirë?

Para së gjithash ne nuk e kuptojmë se përse ajo është bërë e vështirë.

Ajo na pengon të kuptojmë të mirat e sekondave që ajo lidhje na sjell dhe të tjera gjëra që ne i neglizhojmë.

Veç të tjerash të shkëputesh nga një lidhje dhe të ndjekësh dëshirën mund të jetë e vështirë: na duket sikur rrezikojmë të mbetemi vetëm, na mundon ideja e braktisjes, dhe frika se nëse ndjekim dëshirën tonë mund të ndëshkohemi.

Pra, shkëputja nga dikush është e vështirë si për një të rritur ashtu edhe për një fëmijë.

Çfarë nuk pëlqejnë meshkujt te një femër?

Shumica e femrave dinë si t’i zgjojnë ndjenjat e meshkujve, por janë disa gjëra të cilat ato i bëjnë duke mos e ditur se po e largojnë mashkullin nga vetja e saj.

Në bazë të një ankete, në të cilën kishin marrë pjesë vetëm meshkujt, ishin cekur disa nga gjërat më të shpeshta, të cilat meshkujt nuk i pëlqejnë te një femër, por, për fat të keq, femrat edhe më tutje vazhdojnë t’i përsëritin.

Të qarët…

Kjo meshkujve ua ngre flokët përpjetë. Meshkujt pëlqejnë që faqet e femrës të jenë të thara, pa lot.

Shoqëria me ish-të dashurin

Ai nuk e thërret ish-të dashurën për kafe, prandaj nuk e ka fare të qartë pse femrave u nevojitet shoqëria e ish-të dashurit.

Pavendosmëria

Gjashtë palë këpucë të provuara u duken sikur pesë palët e tjera që kishin provuar paraprakisht. Pos se meshkujt nuk duan fare të jenë në atë dyqan, ata nuk e pëlqejnë pavendosmërinë e tyre.

Si ta kuptoni nëse partneri ju mashtron?!

Nuk duhet të jeni një detektiv me përvojë për ta kuptuar nëse partneri ju tradhton.

Përqendroni vëmendjet në “simptomat” të cilat manifestohen në shtrat. Me kalimin e kohës, shumë çifte kalojnë në një fazë në të cilën marrëdhëniet rrëshqasin dikur prapa lidhjes, sidomos nëse nuk përjetoni pasionin, dashurinë dhe imagjinatën.

Nëse në lidhjen tuaj shfaqet dhe një person i tretë, atëherë do ta pushtojë partnerin dhe ndjenjat e atij partneri që është i gatshëm për tradhti.

Mungesa e pasionit gjatë seksit mund të arsyetohet vetëm atëherë kur kjo ndodh si pasojë e stresit, brengave apo lodhjes.

Nëse dikur partneri juaj ishte i mahnitur me secilën risi që kishte të bënte me ju dhe me trupin tuaj, dhe tani nuk i intereson fare, madje nuk e sheh të udhës as t’ju japë ndonjë kompliment apo koment, apo në rastin edhe më të keq nuk e vëren fare, atëherë do të ishte mirë që vetes tuaj t’ia parashtroni pyetjen se pse po ndodh kjo dhe çfarë ndikoi deri te një ndryshim si ky.

Nëse partneri juaj gjithnjë e më shpesh shmang seksin nën arsyetimin se nuk po ndihet mirë, se është mjaft i lodhur si pasojë e punës… është koha të uleni dhe të komunikoni hapur, sepse diçka nuk është në rregull.

Për çdo rast, mos sillni vendime përfundimtare para kohës, sepse është normale që secilit prej nesh, si pasojë e arsyeve dhe shkaqeve të ndryshme, vjen një kohë kur seksin nuk e kemi edhe aq prioritet.

Lajme të ngjashme

Back to top button