Suedi, plagoset me 3 plumba 12-vjeçari shqiptar

Një hakmarrje “alla shqiptarçe” e kanë quajtur masakrimin me armë dhe thikë të djalit 12-vjeçar, të Adnan Tafilit mediet suedez. Djali 12-vjeçar i të burgosurit Tafili është plagosur rëndë në Suedi, ku ka marrë azil.

Sipas medieve suedeze djali i Tafilit, u gjet i rrahur keq në zonën Boda/Hässleholmen në Boras rreth orës 16:30 në prag të Vitit të Ri në një stacion autobusi. 12-vjeçari është qëlluar tri me armë dhe përveç kësaj është çarë keq në qafë, por që policia nuk e ka konfirmuar, transmeton Shekulli.

Mediet suedeze

Një 12-vjeçar është dhunuar rëndë në Boda në Boras sot rreth orës 16:00. Policia ka nisur një hetim paraprak me akuzën e tentativës së vrasjes pasi djaloshi ka marrë dëmtime serioze.

“Kemi rrethuar zonën dhe aktualisht po kërkojmë dëshmitarë. Ende nuk kemi asgjë të sigurt”, shprehet Anki Larsson, oficer policie. “Ka një arsye speciale, por nuk mund të flas mbi këtë arsye por kjo nuk përbën ndonjë sekret”.

Policia ka vizituar djaloshin në spital por nuk ka dashur të bëjë publike atë që ai ka dëshmuar.

12-vjeçari është dhunuar në ambient të hapur, ndërsa policia tregohet e kujdesshme duke mos dhënë detaje mbi atë që ka ndodhur.

Fillimisht djaloshi është dërguar në spitalin e Boras, por më pas u dërgua në spitalin universitar në Gothenburg për ndihmë më të specializuar.

Ai ka dëmtime serioze por që nuk përshkuar se për çfarë dëmtimesh bëhet fjalë. Policia thotë se për ngjarjen janë vënë në dijeni prindërit. Deri mbrëmë vonë nuk ka pasur asnjë person të arrestuar.

Faqja informative, “GP.se”, raporton se policia është vënë në kërkim të një personi 20-25 vjeç. Pas krimit ai është parë duke u larguar me shpejtësi nga autobusi i shkollës në Boda. I dyshuari është 180 cm i gjatë, ka flokë të shkurtër dhe mban mjekër. Sipas dëshmive ishte i veshur me të zeza dhe një jelek reflektues.

Një çështje e ndërlikuar

Armiqësia brutale dhe e zgjatur mes dy familjeve shqiptare mund të jetë pas tentativës për vrasje të djalit 12-vjeçar të Admir Tafilit, në Boras të Suedisë pak ditë më parë.

Babai i djalit dhe xhaxhai janë në burg për vrasjen e dy vëllezërve. Për shkak të një hakmarrje mbi dy vëllezërit, nga ana tjetër, është vrarë gjyshi i 12-vjeçarit rreth pesë vjet më parë.

Familja e 12-vjeçarit ka shkuar në Suedi tre vjet më parë, ku kërkuan azil për arsye sigurie. Shtëpinë e familjes së tij e kanë hedhur në erë në vitin 2012. Askush nuk ishte në shtëpi kur ndodhi shpërthimi, por shkatërrimi ishte i madh. Disa muaj më parë babai i 12-vjeçarit u arratis nga burgu i Drenovës, së bashku me gjashtë të burgosur të tjerë, por nuk mundi të dalë nga vendi, ai është arrestuar nga policia lokale në një depo të vjetër në një qytet të afërt.

Lajme të ngjashme

Back to top button