Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Nga orët e pasditës në shumë vende do të jetë jostabil me reshje shiu dhe bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo ne ditës prej 28 deri në 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup paradite do të jetë mot me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite në shumë vende do të jetë jostabil me reshje të mëdha të shiut dhe bubullima dhe erë. Temperatura e mëmgjesit do të jetë 19, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Nga e diela deri të martën do të mbizotërojë mot stabil me reshje të dobëta të shiut, ndërsa të hënën me erë të kohëpaskohshme veriore. Temperatura e ditës do të jet[ në rënie të butë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button