Ky vaj është zëvendësim për kozmetikën e shtrenjtë: largon strijat dhe probleme të lëkurës

Shumë femra përdorin vaj kokosi për të larguar shenjat nga lëkura e tyre. Mjafton vetëm që ta aplikoni në vendin e dëshiruar, ta fërkoni me lëvizje rrethore dha ta leni që të veprojë për ca kohë. Rezultatet e para mund të shihen pas dy javësh, transmeton Femina.al.

Shërimi i infeksioneve fungale
Vendosni një tampon në vaj kokosi që të absorbojë vajin dhe më pas vendoseni atë në vaginë. Për disa orë do të vëreni se infeksioni fungal do të tërhiqet.

Preparat natyral kundër insekteve
Nëse përzieni pak vaj kokosi me nane ose ruzmarinë dhe me të e lyeni lëkurën, do të shihni se insektet nuk do të ju afrohen.

Stimulon rritjen e thonjëve
Nëse dëshironi thonjë të gjatë, kurse ato vazhdimisht pëlcasin, atëherë zgjidhni këtë problem duke i lyer me vaj kokosi.

Preventim nga strijat
Masazhini pjesët ku mendoni se mund të paraqiten strijat me vaj kokosi. Gjithashtu mund t’i zvogëloni edhe ato që veç më i keni.

Stimulim për rritjen e flokëve
Vendosni pak vaj kokosi në dorë dhe vendosni në flokë dhe lëkurën e kokës. Më shumë koncentrohuni në flokë, por mos harroni edhe t’i bëni masazhë skalpit. Lëreni të qëndrojë një orë, por mund edhe të fleni me të. Më pas pastroni flokun me shampo (dy herë).

Hidratim
Vaji i kokosit është me veti antimikrobiale, antifungale dhe antibakteriale, ashtu që mund të ndihmojë në luftën kundër akneve, por edhe ta hidratojë lëkurën duke e mbajtur të freskët./Femina.al/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button