Agjenti: Kjo është e ardhmja e Hysajt

Elseid Hysaj pritet të qëndrojë te Napoli në Serinë A edhe në sezonin e ardhshëm
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj, pritet të qëndrojë te Napoli në Serinë A edhe në sezonin e ardhshëm.

Këtë e konfirmon agjenti i tij në një prononcim që ka thënë për mediat italiane. Mario Giufredi tha për “Radio CRC” se ka biseduar me drejtuesit e bluve dhe çdo gjë çon drejt rinovimit.

“Me Napolin kemi zhvilluar bisedime. Të mërkurën do të takoj Giuntolin për të biseduar për rinovimin dhe me 99 për qind do të mbetet te Napoli. Mendoj se Hysaj mund të bëjë edhe më mirë te me blutë. Nëse një ditë do të vinte një ofertë e rëndësishme, nuk do të ishte një tragjedi për Napolin dhe Hysajn”, ka thënë ai.

Kohët e fundit u përfol në disa media të huaja për interesimin e Bajernit të Mynihut dhe të disa klubeve të tjera në Premier Ligë dhe në Ligën spanjolle.

Por agjenti i tij e ka bërë fakt të kryer se mbrojtësi do të qëndrojë te Napolin, ekip i cili zuri vendin e dytë në Serinë A, duke u kualifikuar edhe në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button