Rosell: Lufta për titull do të jetë e ngushtë

Rossell ka lëvduar Atletico Madridin për seriozitetin në kampionatin spanjoll dhe ka motivuar ekipin madrilen që të qëndrojë deri në fund në luftën për titull.

“Qëndrueshmëria është kyçe dhe Atletico nën drejtimin e Simeones ka performuar shumë mirë këtë sezon”.

“Pa asnjë dyshim se ky do të jetë një prej sezoneve më të vështira ndër vite. Atletico e ka dëshmuar këtë. Unë e shoh titullin të pavendosur deri në javët e fundit”.

“Jemi në gjysmë të sezonit dhe ata kanë pikë njëjtë sikur ne. Kjo flet më shumë. Unë parashikoj që secili prej tri ekipeve të para mund të fitojë titullin. Pyetja është se kush do të jetë më i qëndrueshëm”, ka deklaruar Rosell.

Lajme të ngjashme

Back to top button