Shtrenjtohen cigaret në Maqedoni

Çmimi i cigareve me pakicë do të pësojë rritje prej 3-5 denarë për një kuti, në Maqedoni si shkak i rritjes së akcizës nga sot, në bazë të kalendarit të Ministrisë së Ekonomisë për rritje të saj.

Cigaret e markës “Rodeo” të cilat nuk u shtrenjtuan rradhën e kaluar tashmë do të shiten 63 denarë për kuti nga 58 sa ishte çmimi deri mbrëmë. Edhe cigaret e markës “West” shiten më shtrenjtë, “West light” kushton 70 denarë ndërsa “West slim” 90 denarë.

Parashikohet që në 6 vitet e ardhme cigaret të shtrenjtohen ende më shumë, për 4 denarë më shumë çdo vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button