Temperatura rekord në SHBA dhe Kanada

Në shumë qytete të Kanadasë ka paralajmërime për rrezikun nga dëbora.

Qytetarët janë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi në disa vende temperatura ka shënuar -40 celsius.

Moti nuk është i mirë as në SHBA. Në verilindje dëbora ka shkuar në një nivel 60 cm ndërsa në Nju-Jork dhe Nju-Xhersi është shpallur gjendje emergjence. Mijëra fluturime janë anuluar. Deri tani nga stuhitë e dëborës në Kanada dhe SHBA janë shënuar 14 vdekje.

I ftohti që ka mbërthyer Kanadanë pritet të largohet pak sa gjatë fundjavës.

Në Toronto pritet që temperatura të rritet dhe të shkojë në 0, ndërsa në Montreal pritet të jetë -4 C. Por në disa rajone të SHBA-së janë paralajmëruar “temperature të rrezikshme”, pasi termometri mund të shënojë deri në -70 celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button