Fansa, Ermali ka nevojë për ndihmë

Prezantuesi dhe këngëtari i njohur shqiptar Ermal Mamaqi dfo të nisë një aventurë të re televizive në platformën “Digitalb”.

Vetë prezantuesi ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një status ku lajmëron fansat e tij për këtë format të ri. “Të dashur miq!

Dua t’ju njoftoj se duke filluar që sot unë jam pjesë e Platformës Digitalb! Së shpejti do të filloj në një emision me humor, të cilin do ta drejtoj unë.

Dëshira ime është që njëri nga Ju, “fansat e faqes time” ti vëre emrin show-t tim të ri në DIGITALB.

Plus, do e bëjmë të famshëm autorin e titullit. Do ta ftojmë në emision!!!

Kujdes: titulli duhet të ketë emrin “ERMAL” brenda. Forcaaaa… më ndihmoniiiiiiii!!!,”-ka shkruar Mamaqi në Facebook.

Mesa duket edhe 2014 ashtu si 2013 ka nisur mjaft mirë për Mamaqin, i cili është bërë baba për herë të parë si dhe ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të rëndëishme televizive duke përmendur këtu prezantimin e edicionit të sivjetshëm të “Këngës Magjike”, si dhe premierës së komedisë romantike shqiptare “Femrat”.

Lajme të ngjashme

Back to top button