Schumacher jashtë rrezikut për jetë?

Ish kampioni i shtatëfishtë në Formula 1, gjermani Michael Schumacher është jashtë rrezikut për jetë, thotë miku i tij, Philippe Streiff. Schumacher është në koma artificiale pas fatkeqësisë gjatë skijimit.

“Nuk jam mjek, por vetëm po e përsërisë atë që me ka thënë Gerar Sailan, kirurgu dhe miku i familjes Schumacher. Gjendja e tij edhe me tej është serioze, por Michael më nuk është në rrezik për jetë, fatmirësisht”, ka thënë Streiff, gjithashtu ish pilot i Formula 1, raportojnë mediat.

Të rikujtojmë se hetuesit e fatkeqësisë në Francë, ku Schumacher përjetoj lëndim të rëndë të kokës gjatë skijimit e kanë marrë kamerën që ka qenë e vendosur në helmetën e gjermanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button