Blair: Kombi britanik në rrezik

Ish –kryeministri britanik Tony Blari i ka ftuar liderët e konservativëve që “pa hidhërim” t’iu qasen negociatave rreth daljes nga BE, shkruan Guardian, transmeton Koha.net.

Veç kësaj, ai ka tërhequr vërejtjen se kombi britanik është në rrezik pas daljes nga Bashkimi Evropian dhe se negociatat rreth të ardhmes së shtetit me vendet e BE-së “do të jenë tepër shumë të komplikuara“.
Ai po ashtu nga liderët konservativë ka kërkuar që të veprojnë në përputhje me “qëndrimin e vërtetë patriotik“.

Këto pikëpamje Blair i paraqiti një javë pas referendumit me të cilin britanikët morën vendimin për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button