Serbët e veriut kundërshtojnë polisat, paralajmërojnë bllokadë

Përfaqësuesit e serbëve të veriut kërkojnë që policia në vendkalimet kufitare Jarinë e Bërnjak të pushojnë së dhenë afishe me të cilat paralajmërohet pagesa e sigurimit kufitar.

Anëtari i Ekipit udhëheqës për vendosjen e Asociacionit të komunave serbe Lubomir Mariq ka deklaruar për Tanjug se nëse menjëherë nuk ndalohet me këtë aktivitetet. Do të bëhet bllokimi i i tërësishëm i vendkalimeve në Jarinë e Bërnjak si nëpër rrugët që shpien andej.

Mariq ka thënë se prefektët e katër komunave nga veriu i Kosovës kanë mbajtur sot në mëngjes këshillime me anëtarët e Grupit udhëheqës dhe ata bashkërisht e kanë marrë këtë vendim, transmeton koha.

Dje dhe sot shoferët që kanë kaluar nëpërmes pikëkalimit Bërnjak e Jarinë kanë marrë afishet të cilat njoftohet se nga 8 janari i vitit 2014 do të nisë shitja e polisave të sigurimit kufitar, se kjo është në interes të shoferëve dhe se në këtë mënyrë ofron mbulesë për dëm të mundshëm në ndonjë aksident komunikacioni.

Ky njoftim është i shkruar në gjuhën serbe, shqipe dhe në atë angleze, dhe u është dhënë shoferëve që kalonin në dy pikëkalimet e sipërpërmendura nga Serbia për në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button