Qytetarët nuk e mirëpresin uljen prej 0.25% të rrymës elektrike, thonë është tallje!

Prej këtij muaji, sipas vendimit të djeshëm të Komisionit Rregullator të Energjetikës (KERR), qytetarët e Maqedonisë, do të paguajnë rrymë më të lirë për 0.25%, që do të thotë se nëse një qytetar e ka paguar një faturë 1000 denarë, tani do të duhet ta paguaj 2.5 denarë më lirë apo 997.5 denarë.

Këtë ulje të vogël të çmimit të energjisë elektrike për amvisëri, nuk e kanë përshëndetur qytetarët e anketuar nga Portalb.

“0.25% është shumë pakë për këtë fukarallëk. Turp duhet t’u vijë 10.000 denarë s’i vjen 25 denarë lirim. Krejt bashkë i kemi fajet, qytetarët duhet të ngritën të gjithë, sipas standardit duhet të jenë edhe çmimet e rrymës dhe të gjitha sendeve. Jo vetëm të ngritën çmimet shtetërore që s’mundet t’i konkurrojë askush dhe të vendosin çmime sa të duan, nuk mundet ashtu të funksionojë shteti”, tha qytetari, Xhemail Çelebiu, i cili pranoi ta shprehë revoltin e tij përballë kuadrit të Portalbit.

Disa nga qytetarët e anketuar, gjithashtu thonë se kjo është turp për autoritet sepse një ulje e tillë s’është asgjë tjetër veçse një tallje.

“S’është e vërtetë kjo, mos është ndonjë manipulim? E lexova po s’e besoj, ka ndonjë prapavijë këtu. Kjo është turp për autoritetet, për këtë standard çka është ajo 0.25%? Mendoj se kjo është tallje, kurrgjë tjetër”, tha një qytetar tjetër nga Shkupi, duke shtuar se ulje të çmimit duhet të ketë, por, siç tha ai, ulje të vërtetë.

Megjithatë, gjatë anketës, kishte edhe njerëz që as s’kishin dëgjuar bile për uljen e çmimit të rrymës, andaj edhe nuk pranonin që të komentonin për lajmin në fjalë.

“Jo nuk e di se paska pas ulje, por nëse është e vërtetë kjo është shumë pak”, tha një qytetar i anketuar nga Portalb.Energji Elektrike

Përndryshe, siç kumtoi dje kryetari i KERR-së, Dimitar Petrov, arsyet për lirimin e çmimit janë shpenzimet më të vogla që i kanë paraqitur kompanitë energjetike.

Çmimi i ri i energjisë elektrike do të hyjë në fuqi nga sot dhe do të paguhet me faturat që do të vijnë në muajin gusht. Ky çmim do të vlejë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Çmimi përfundimtar do të jetë 4.9777 denarë për 1 kilovat orë, por dallon në varësi prej grupeve të tarifuara

Ky është viti i dytë me radhë që energjia elektrike lirohet për amvisëritë me përqindje shumë të vogël. Vjet është zvogëluar për 0,33 përqind, që do të thotë, për çdo 1000 denarë, qytetarët kanë paguar më lirë për 3.3 denarë.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Vendimi i KRE-së, rryma për 0.25 % më e ulët

A  paguajmë çmimin më të lartë në rajon të energjisë elektrike?

Banorët e Çairit paguajnë errësirën!

Janari dogji qytetarët, EVN me fatura marramendëse në fillim të vitit

Kur EVN “plaçkit” xhepat e qytetarëve!

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button