Blerjet Online gjithnjë e më shumë prezentë te qytetarët e Maqedonisë

Është rritur vetëdija për blerje përmes internetit në Maqedoni, por nga ana tjetër ende ka qytetarë të cilët janë skeptikë ndaj këtij lloji të furnizimit të prodhimeve, para së gjithash për shkak të manipulimeve të internetit.

Hulumtimet tregojnë se përafërsisht 60 për qind e popullatës në Maqedoni shfrytëzon internet që është parakushti i parë për onlajn blerje. Në vitin 2013 janë kryer rreth gjashtë për qind e transaksioneve përmes internetit që është rritje për pesë herë për dallim nga viti 2010 kur janë regjistruar vetëm një për qind e transaksioneve onlajn.

Sot gjithnjë e më shumë po hapen ueb faqe të cilat ofrojnë prodhime të ndryshme për çmime shumë atraktive. Vazhdimisht rritet numri i tyre kështu që tani ka mbi 250 e-dyqane për dallim nga viti 2010 kur kanë funksionuar rreth 10 dyqane të tilla.

Ata të cilët blejnë përmes internetit thonë se puna pozitive është ajo që me mënyrën e tillë të furnizimit të prodhimeve kursehet kohë, ndërsa nga ana tjetër në ueb faqet të cilat ofrojnë blerje përmes internetit, ka zgjedhje më të madhe të prodhimeve. për konsumatorët e Maqedonisë është interesante onlajn blerja dhe për shkak të lirimeve të mëdha dhe ofertave atraktive që ofrohen në këto sajte ose e-dyqane, si dhe mundësia që produkti i blerë t’u sillet deri në shtëpi.

Rezultatet nga hulumtimi tregojnë se popullata e re më së shpeshti e shfrytëzonë onlajn blerjen, ndërsa më së shumti blihet veshje, këpucë, prodhime për shëndet dhe estetikë, si dhe kuponë për udhëtime.

Megjithatë, ka edhe qytetarë të tillë të cilët ende shikojnë me skepticizëm ndaj mënyrës së tillë të blerjes dhe e preferojnë blerjen konvencionale në dyqan. 
Këta konsumatorë konsiderojnë se blerja përmes internetit është e pasigurt për shkak të manipulimeve, ndërsa dyshojnë edhe në besueshmërinë e prodhimeve që ofrohen.

Kompetentët rekomandojnë që çdoherë të blihet nga ueb faqet e kontrolluara, konsumatorët t’i lexojnë kushtet për shfrytëzim, veçanërisht ata që i përkasin dërgesës së prodhimit. Duhet të shmanget blerja nga kompjuterët publikë të cilët kryesisht janë të mbrojtur në mënyrë të pamjaftueshme dhe shfrytëzojnë fjalëkalime të fuqishme që të mbrohen të dhënat personale dhe të dhënat nga kartelat kreditore. Para se të dërgohen të dhënat nga kartela kreditore duhet të kontrollohet nëse ueb faqja ka përbërje të sigurt dhe të besueshëm për pagesë.

Blerja përmes internetit gjithnjë e më shumë e popullarizuar në vendet evropiane. Më së shumti mënyrën e tillë të blerjes e shfrytëzojnë qytetarët e Britanisë së Madhe, madje 82 për qind e shfrytëzuesve të internetit, pas çka, vijojnë danezët, suedezët dhe gjermanët, ndërsa më së shumti onlajn blerje praktikojnë rumunët, vetëm 11 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button