LSDM: Partia në pushtet kampione e aneks-kontratave të shtrenjta

“Praktika e papërgjegjshme dhe shkatërruese që bëri VMRO-DPMNE, nëpërmjet projektit Shkupi 2014, më pagesat e shtrenjta të objekteve, tani e praktikon edhe me parkingjet shumëkatëshe”, thotë LSDM-ja në komunikatën e saj.

Kjo parti pohon se kompanisë ndërtimore “Beton”, do ti paguhen afër 70 milion denarë ose mbi 1.1 milion euro për realizimin e punëve plotësuese të paparashikuara në ndërtimin e garazhës me kate tek “Beko”, në qendër të qytetit.

Sipas LSDM-së, ashtu si edhe ë parë kontratat janë nënshkruar me biseda pa shpallur konkurs. “ Me këët, qytetarët e Shkupit dhe të Maqedonisë, do të kenë edhe një ndërtim të dyshimtë që do të kushtojë shumë më shumë se sa është paralajmëruar shuma prej 14 milion euro”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button