Vazhdojnë zjarret në Tetovë, shkak djegia e Oxhaqeve

Derisa  Drejtoria për Mbrojtje  dhe Shpëtim dhe Qendra për Menaxhim me Kriza rinë duar kryq, zjarrfikësit  e Tetovës, për çdo ditë janë duke u përballur me zjarre nëpër banesat shumë katesh .me pajisje  të vjetruar   dhe joadekuate për banesa shumë katesh .

Vetëm për katër ditë 16 oxhaqe janë kapluar nga flakët dhe atë kryesisht  janë në banesat shumë katesh . 

Zjarrfikësit e Tetovës, kanë bërë apel vazhdimisht për pastrimin e oxhaqeve të paktë dy here në vit. Rastet e shpeshta të zjarreve që vijnë si pasojë e djegies së oxhaqeve duket sa apeli i zjarrfikësve ka hasur në vesh të shurdhër.

Mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta   nga zjarri është kapluar një banesë në bllok 70  ku nga zjarri është djegur një banesë në kulm të ndërtesës  7 katesh .

 Krye shefi  i njësive të zjarrfikësve thotë se  kjo është një situatë e palakueshme  ku për çdo ditë janë duke u ndezur oxhaqet e sidomos në ndërtesa e larta.

Në zjarrin e mbrëmshëm  të pranishëm ne vendin e ngjarjes ka qenë dhe kryetarja  e komunës së Tetovës Teuta Arifi, deputetja e VMRO DPMNE-së Natasha Karapetrova  të cilët e kanë ndjekur  situatën për nga afër, por fatmirësisht  për veç dëmeve materiale  nuk ka pasur të lënduar  as qytetarët edhe as nga njësia e zjarrfikësve .

Lajme të ngjashme

Back to top button