fbpx

Mallrat e konfiskuar do tu dhurohen familjeve sociale

Drejtoria doganore ia ka dorëzuar mallin Agjencisë për menaxhim me pasuri të marrë e cila, megjithatë, ia lëshon Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Drejtori i Agjencisë Bashkim Ahmeti në konferencë për shtyp informoi se bëhet fjalë për rreth 3.000 copë tekstil, rreth 2.500 mbathje dhe lloje të tjera të mallrave, si enë kuzhine dhe aparate për amvisëri, lodra, të cilat qytetarët do të mund t’i marrin prej sot deri më 10 janar të vitit 2014.

Ministri Dime Spasov kumtoi se qendrat për punë sociale janë të obliguar t’i njoftojnë qytetarët në rrezik social të bëjnë kërkesë për marrje të ndihmës nga malli i konfiskuar, duke i marrë parasysh të dhënat e identifikuara për anëtarët e familjes, numrin e anëtarëve dhe të dhënat për kushtet e jetesës.

Për herë të parë në këtë aksion veshjet dhe këpucët me brende të falsifikuara dhurohen në vend se të shkatërrohen pasi paraprakisht është hequr shenja e rreme e prodhimit. Drejtori i Drejtorisë doganore Vanço Kargov tha se kjo i përket ndryshimeve të bëra të Ligjit për masa doganore për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë intelektuale dhe dakordimit të sigurt nga përfaqësuesit, masat tregtare të të cilëve janë keqpërdorur, ndërsa disa kompani falas kanë marrë pjesë në fshirjen e brendeve të prodhimeve të falsifikuara. Me këtë ligj nuk janë përfshirë lloje të tjera të brendeve të falsifikuara, por vetëm veshje dhe këpucë të cilat mund të jenë në dobi të personave më të varfër.

Lajme të ngjashme

Back to top button