Prokuroria Themelore hapi hetim kundër 13 të punësuarve në Agjencinë e Kadastrës

“Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka hapur lëndë kundër 13 personave, të punësuar në Agjencinë e Kadastrës, të cilët ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, njoftuan sot nga Prokuroria Themelore, njofton Portalb.

Ashtu siç informojnë nga atje, të dyshuarit në periudhën prej 1 janarit të vitit 2013 deri më 16 mars të këtij viti, klientëve u kanë paguar taksa administrative në para të gatshme, ndërkaq paratë më pas i kanë marrë për vete.

Të dyshuarit, sipas Prokurorisë, nëpërmjet keqpërdorimit kanë fituar pasuri të kundërligjshme rreth 1.9 milionë denarë, gjegjësisht rreth 30.000 euro.

“Gjatë pranimit të paraqitjeve – kërkesave nga klientët, taksën administrative, e kanë kryer me mjete të parave të gatshme, gjatë së cilës i kanë bindur klientët se u ndihmojnë me atë që kompensimin ata personalisht do ta paguajnë nëpërmjet kartelat e tyre personale për pagesë. Të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së pagesës me kartela pagesore, e kanë anuluar transaksionin e kryer, ndërkaq përpara klientëve e kanë treguar fletëpagesën vërtetuese që ka qenë pa vlerë, si dëshmi se taksa administrative është paguar dhe lëndën e kanë lëshuar në procedurë të mëtutjeshme. Paratë e fituara në të gatshme,  i kanë përvetësuar për vete që si rezultat i saj kanë arritur në të ardhura të kundërligjshme me vlerë prej 1.883.433 denarë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore, transmeton Portalb.

Prokurori publik i cili e udhëheqë këtë lëndë, deri te gjykatësi në procedurë paraprake ka dorëzuar propozim që të dyshuarve t’u shqiptohet masa e kujdesit, gjegjësisht marrja e pasaportave, ndalimi i lëshimit të vendit ku jeton dhe në periudhë të caktuar të paraqiten përpara organit kompetent. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button