Një person ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident në aksin Negotinë – Demir Kapi

Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në autostradën A1 Negotinë-Demir Kapi, i cili ndodhi herët në mëngjes në orën 05:20, në afërsi të hotelit “Park” informoi Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB Veles.

“Një automjet i pasagjerëve ‘Daewoo’ me targa të Serbisë ka goditur rrethojën mbrojtëse elastike të autostradës dhe është transferuar në aksin tjetër të autostradës A1 drejtimi Demir Kapi – Negotinë, sqaron Stojkovska.

Në fatkeqësi jetën e ka humbur një person, ndërsa katër personat e tjerë kanë marrë lëndime të lehta. Të gjithë të lënduarit janë transferuar në Qendrën mjekësore Veles.

“Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu Prokurori publik dhe një ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Velesit. Në kohën prej orës 05:20 deri në orën 08:30 në drejtimin Negotinë – Demir Kapi, komunikacioni zhvillohej në njërën korsi”, shtoi Stojkovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button