Sheshi i VMRO-së do të ndërtohet edhe pa pëlqimin e Komunës Qendër

Qyteti i Shkupit do ta ndërtojë sheshin e VMRO-së edhe përkundër mosmarrëveshjeve me komunën Qendër rreth këtij projekti.

Kompania “Fakom” duhet ta ndërtojë projektin bazë për këtë shesh i cili do të vendoset në Hotel Turist para selisë së partisë VMRO-DPMNE.

Për këtë qyteti i Shkupit do të paguaj 952.260 denarë. Kompania ka afat prej katër muajve ta përpunojë projektin për dukjen e sheshit me hapësirë prej 681 metra katror.
Në shesh është parashikuar të ndërtohet një fontanë dhe të vendoset një përmendore.
 
Nga Komuna Qendër thonë se që të ndërtohet sheshi më parë duhet marr pëlqimi nga kjo komunë. por edhe përkundër kësaj qyteti i Shkupit vazhdon me ndërtimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button