D2Autosport fillon shitjen e Mercedes CLA 250 D2

D2Autosport që merret me modifikimin e veturave kryesisht atyre sportive, ka prezantuar edicionin special të Mercedes CLA 250 D2.

Pa ndryshuar detajet bazë të Mercedes-Benzit standard, kjo veturë është e pajisur me sistem të avancuar sigurie dhe kulm të zi që i mundëson ngasësit të shijoj panoramën gjatë ngasjes.

Gjithashtu kjo veturë ka kapak të ri të motorit, spoilerë tri pjesësh dhe fellne 18-inç.

Në D2Autosport thonë se kjo veturë ka pothuajse gjitha pjesë e modifikuara, që e bën të duket më agresive nga jashtë, ndërsa brenda pasagjerët ndjejnë rehati, luks dhe adrenalinë.

Çmimi fillestar i kësaj veture pritet të jetë 35,000 dollarë, kurse ata që dëshirojnë një monitor shtesë në instrument tabelë dhe karrige të lëkurës, do të duhen të shtoj disa mijëra dollarë nëse veç dëshirojnë ta kenë në garazhin e tyre një Mercedes CLA 250 D2.

Lajme të ngjashme

Back to top button