Teuta Arifi është takuar me Peshkopin Josif

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi , prag të festave të Krishtlindjeve, e ka vizituar katedralen e “Shën Qirilit dhe Metodit”. 

Kryetarja Arifi më pas zhvilloi një bisedë me Peshkopin Josif. Me ç ‘rast ky i fundit e ka informuar kryetaren e Komunës së Tetovës për hierarkinë dhe funksionimin e Dioqezës për regjionin e Tetovës dhe Gostivarit. 

Ndërkaq, Arifi është shprehur e kënaqur që realizoi këtë takim me Peshkopin Josif për t’ia përcjellë njëkohësisht atij edhe urimet për festat e ardhshme të besimtarëve ortodoksë.

Mediat maqedonase kanë shkruar se kryetarja Arifi ka thënë se nuk është prioritet ndërtimi i Kishës ortodokse maqedonase në qendër të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button