Burg për shqiptarët e Maqedonisë që luftojnë në Siri

Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokrate në Maqedoni (LDM), Pavle Trajanov, ka kërkuar që përmes Kodit penal të aplikohen masa ndëshkimore për të gjithë pjesëmarrësit në luftërat e huaja. 

Sipas tij, një nismë e tillë është bërë në Bosnjë – Hercegovinë, Serbi dhe pritet të aplikohet edhe në Kosovë.  Këto masa janë nxitur pas numrit të madh të qytetarëve nga Maqedonia që luftojnë përkrah forcave të kryengritësve në Siri. 

Autoritetet shtetërore sipas gazetës “Dnevnik” nuk kanë publikuar vlerësime dhe shifra se sa shtetas të Maqedonisë  janë të përfshirë në luftën në Siri. 

Por, sipas informacioneve të deritanishme, deri tani kanë humbur jetën tre shtetas të Maqedonisë, duke luftuar në anën e kryengritësve. Masat e pritura ndëshkimore parashikojnë sanksione me burg prej 1 deri në 5 vjet. 

Mendohet se në Siri janë duke luftuar rreth 300 shqiptarë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria e Lugina e Preshevës, ndërsa deri më tani janë vrarë rreth dhjetë persona.  

Lajme të ngjashme

Back to top button