Qeveria gënjen, pra–edhe vjedh

Sonja Kramarska, kolumnë –“Burh i përjetshëm pa diskutim”, Utrinski Vesnik
Mungesa e diskutimit dhe e debatimit shkencor për sistemin penal në Maqedoni është një gjendje e rëndë dhe tregon mungesë qëndrimi kritik, ose edhe më keq, se partitë politike plotësisht e kanë mbuluar vetëdijesimin publik, ose e përdorin për qëllime vetjake.

Kire Naumov, kolumnë –“Qeveria gënjen, e kush gënjen ai edhe vjedh”, Utrinski Vesnik
Në një rast të rrallë kur kisha mundësinë të debatoj publikisht me kryeministrin, disa herë e pyeta se sa i madh është BDP. Ai vazhdimisht më përgjigjej se sa është – aq. Kjo është plotësisht e kuptueshme. Tek ne BDP trajtohet si dasmë. Nuni ndez, nuni shuan.

Goran Mihajlovski, kolumnë –“ Gjyshi i keq”, Vest
Nga 1 janari, të gjithë ata që kanë pasaporta bullgarie, munden të kapin valle edhe para Pallatit të Bakingemit. As mbretëresha nuk ka çka tu bëjë. Edhe ndihmë sociale do tu japin nëse nuk gjinden.

Biljana Sekulovska, kolumnë –“ Prefekti i shpellës”, Vest
Koce Trajanovski thotë se për femrat është i rezervuar projekti i makinave për lindjen e fëmijëve me gjini mashkullore, derisa për gjenialitetin dhe realizimin e projektit janë meritor vetëm pasardhësit mashkullor. Do të ishte ofenduese të mendohet se bëhet fjalë për mentalitet fshatar, malor ose shpelle te prefekti.

Katerina Neshkova, koment – “ Kur LSDM nuk ka argumentim, ka arrogancë”, Dnevnik
Të gjitha raportet e OSBE, posaçërisht pas vitit 2009, thonë se zgjedhjet  zbatohen në mënyre demokratike dhe sipas rregullave ndërkombëtare. Arroganca me sa duket ju ngjan vetëm fakteve dhe arkivave , socialdemokratëve vetëm u bë dëm, por kush ta sheh këtë nga “Bihaq-ka”.

Darko Janevski, kolumnë –“ Rroftë SKM”, Dnevnik
Tek ne, edhe pas tërë propagandës për dobësimin e mediumeve, nuk ka asnjë kërkesë deri te Gjykata Kushtetuese për pyetje. Edhe pas tërë pështyerjet kundër prokurorisë, nuk ka asnjë kërkesë deri tek Këshilli Prokuror. Edhe përpos “gjykatës së partizuar”, nuk ka asnjë kërkesë deri tek Këshilli i Gjyqit.

Branko Triçkovski, kolumnë –“Qyrra e historisë gripoze”, Sloboden Peçat
VMRO kishte më pak se 1% ti drejtojë punët e antifashizmit , komunizmit dhe jugosllovenizmit maqedonas, ose 95%  më pak se sa normaliteti i mbetur ka të drejtë dhe e ka për obligim ta demontojë  mitin e qelbur  që për 120 vite me radhë bën nga Maqedonasit  moronë dhe mish topi.

Lajme të ngjashme

Back to top button