UEFA e sheh të paarsyeshme mbajtjen e një minute heshtje për viktimat e Stambollit

Organi më i lartë i futbollit europian ka ngjallur zemërim në Turqi me refuzimin për të lejuar mbajtjen e një minute heshtjeje në ndeshjet e Europianit për viktimat e sulmit terrorist në Stamboll.

Sipas asaj që ka raportuar Rob Harris, një gazetar i agjencisë së lajmeve Associated Press, UEFA e ka arsyetuar refuzimin për mbajtjen e një minute heshtjeje me faktin se sulmi nuk ishte i lidhur drejtpërdrejt me futbollin!!!

“UEFA thotë se ajo mban një minutë heshtje kur tragjeditë janë të lidhura drejtpërdrejt me futbollin, me një ekip pjesëmarrës apo me një vend organizator”, raporton Rob Harris, transmeton Tesheshi.

Edhe ky arsyetim, ndonëse aspak bindës, bie shpejt poshtë. Siç duket, kujtesa e UEFA-s është tejet e shkurtër kur ia do qejfi. A nuk ishte Turqia pjesëmarrëse në Europian deri para pak ditësh, e larguar që andej vetëm sepse u eliminua?!

I njëjti organ, e njëjta UEFA, urdhëroi vitin e shkuar një minutë heshtje dhe mbajtjen e shiritave të zinj në krah për të gjitha ekipet që luanin në takimet ndërkombëtare europiane në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të Parisit.

“UEFA dëshiron të shprehë mbështetjen dhe solidaritetin e saj me Francën dhe të prekurit nga këto akte të tmerrshme,” thoshte asokohe një deklaratë e këtij organi europian futbollistik.

42 viktimat dhe qindra të plagosurit nuk mjaftuan për ta bërë UEFA-n të lejojë mbajtjen e një minute heshtjeje!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button